Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Endriti ka kujtuar ditën e 17 shkurtit më 2008 kur ish-presidenti Thaçi e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës, i cili thotë se sot e kësaj dite i ‘ndalet’ zemra kur e sheh duke e shpallë Kosovën shtet.
‘’Bab, sot e kësaj dite më ndalet zemra kur të shoh duke shpallë Kosovën shtet. Mu sikurse mu pat ndal me 17 shkurt 2009, kur dole nga banesa për këtë ditë historike, derisa jashtë e bërë një epokë të jashtëzakonshme. Faleminderit që na solle lirinë dhe pavarësinë bashkë me shokët e tu. Urime Pavarësinë”, ka shkruar Endriti teksa ka publikuar edhe një foto ku shihet ish-presidenti Thaçi në Kuvendin e Kosovës duke shpallë pavarësinë./InLajmi/