Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës, përcjell InLajmi.
Bosch, në urimin e tij u është drejtuar 5 vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e njohin Kosovën duke thënë se po përdoren nga Rusia.
Bosch shpreson që Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja të shohin më larg se, siç thotë ai, përdoren nga Rusia.
“Urime Dita e Pavarësisë për Kosovën. Shpresoj që Spanja, Sllovakia, Qiproja dhe Rumania do ta shohin së shpejti se po përdoren nga rusët”, ka shkruar ish-diplomati./InLajmi/