Ambasadori britanik Nicholas Abbott, ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të gjithë qytetarëve të Kosovës, përcjell InLajmi.
“Dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë kosovarët që ju festoni sot Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar ambasadori Abbott.
Ndryshe, shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik./InLajmi/