Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku për nder të 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, së bashku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton InLajmi.
Në ditëlindjen e 14 të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, Abdixhiku tha se e kujton dhe nderon themeltarin e Pavarësisë, Ibrahim Rugovën, familjen e Adem Jasharit dhe të gjithë ata që luftuan për këtë ditë që sot po e gëzojmë.
“Kujtojmë dhe nderojmë themeltarin e shtetit të Kosovës Ibrahim Rugovën, siç nderojmë familjen Jasharaj e gjithë ata që luftuan. Po ashtu aleatët tanë që në orën tonë më të rëndë na qëndruan afër. Ne do të kujtojmë themelet e shtetit tonë që janë sa të dhimbshme edhe të lavdishme”,tha Abdixhiku./InLajmi/