Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka folur për rritjen e çmimeve në vend, derisa ka thënë se Qeveria Kurti s’ka me pas qare pa i rritë rrogat.
Valon Syla ka folur për rritjen e çmimeve në vend dhe për mundësinë e rritjeve të rrogave nga Qeveria Kurti.
Ai ka thënë se Qeveria “nuk ka me pasë qare” pa i rritur rrogat.
“Euro si Euro, si valutë që nuk e shtypim ka inflacion rreth 7 % në vit. Pra me 10 euro cka kemi blerë në vitin 2021, diku 7 % veç euro na humb, pra 7 cent në vit. Ti më me të njëjtën 10 euro nuk mundesh me ble vitin tjetër sa ke blerë vitin e kaluar. Kjo është humbja e parë, humbja e 2-të është që ka krizë botërore dhe kemi rritje të çmimeve dhe Qeveria s’ka me pasë qare pa i rritur rrogat”, ka thënë Syla në Pressing.
Ai shtoi se problem kryesor është diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje për të cilët thotë se kanë ardhur me “llafe të fukarallakut”, përcjell Gazeta Metro.
“Problemi kryesor është diskursi i Vetëvendosjes që ka ardhë me llafe të fukarallëkut që ne do t’i ndëshkojmë këta që kanë bërë shpenzime palidhje ndërsa kur kanë hyrë brenda në sistem e kanë parë botën e vërtetë financiare, dhe se ky 10 euro i kuq nuk është ai që ka qenë vjet edhe kur je kryeministër të duket më ndryshe”, shtoi Syla.