Në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës, i pari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj këtë të mërkurë kanë përuruar objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në fshatin Gllogjan, përcjell InLajmi.
Lidhur me investimin e bërë në këtë shkollë, kreu i Deçanit, ka falënderuar Haradinaj dhe ish ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi për kontributin e dhënë për këtë shkollë.
Postimi i plotë i tij:
Në vigjilje të 17 Shkurtit, “Ditës së Pavarësisë” së Kosovës, së bashku me Liderin tonë Ramush Haradinaj dhe miq e kolegë të shumtë, kemi bërë përurimin e objektit të ri të shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit”, në fshatin Gllogjan!
Një falënderim të veçantë për këtë investim ish Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish Ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi!
E gëzofshi!/InLajmi/