Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
“Në vazhdën e miqësisë dhe afërsisë që bashkon vendet tona, Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane që urojmë se do të jetë gjithnjë e më e prekshme. Në këtë frymë do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”,thuhet në telegramin e Presidentit Mattarella, transmeton Gazeta Express
Presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të vazhdojë të jetë në ballë sa i përket paqes dhe sigurisë në Ballkan.