Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka uruar të gjithë qytetarët në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Në postimin e tyre kanë shkruar se profesionistët shëndetësorë janë ata të cilët kanë vënë jetët e tyre në rrezik përgjatë kësaj kohe që jemi përballë me pandeminë Covid-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se angazhimi i tyre do të mbahet mend si një testament i shërbimit publik.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Gjatë këtyre kohërave sfiduese kur po përballemi me pandeminë e Covid-19, profesionistët shëndetësorë kanë vënë jetët e tyre në vijën e parë në mënyrë që bashkëkombasit e tyre të mund të mbrohen nga sëmundja dhe të marrin shërbime vitale, angazhimi i të cilëve do të kujtohet përgjithmonë si një testament i shërbimit publik të vërtetë dhe vetëmohues.
Gëzuar përvjetorin e 14-të të Pavarësisë së vendit tonë të dashur!/InLajmi/