Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës u arrestuan të hënën e kësaj jave si pasojë e një aksioni tek zyrat e ZRRE-së, përcjell InLajmi.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ka thënë se ajo është liruar si dhe Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e Dardan Molliqaj.
”Jam liruar unë, Dardan Molliqaj, Teuta Rrustaj dhe Frashër Krasniqi. Ndërsa Nol Nushi dhe Genc Sherifi ende jo”, ka thënë ajo për InLajmin.
Natyra Kuçi, Teuta Rrusta, Nol Nushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi janë mbajtur për 48 orë.