Shefja e Grupit Parlamentarë të LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka njoftuar se së bashku me disa deputetë nga partia e saj nga Komisioni për Ekonomi, së fundmi janë takuar me John Grogan dhe Shkumbin Gashi nga Oda Britanike Kosovare, përcjell InLajmi.
Kusari-Lila theksoi faktin se Britania e Madhe deri më tash e ka dëshmuar përkushtimin e saj dhe ndihmën për Kosovën derisa ky bashkëpunim tha se do të vazhdojë edhe më tutje. Ndërsa, tutje tha ajo se tash për tash është momenti ideal për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në mes të 2 vendeve.
Postimi i plotë i saj:
Dje bashkë me deputetët e Lëvizja VETËVENDOSJE! Nga Komisioni për ekonomi, pritëm në zyrën time, John Grogan dhe z. Shkumbin Gashi nga Oda Britanike Kosovare.
Britania e Madhe ka treguar një përkushtim dhe ndihmë të vazhdueshme për Kosovën gjatë gjitha fazave të zhvillimit të saj, ndërsa tani vlerësohet momenti ideal për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Unë bashkë me deputetët, Armend Muja Jeta Statovci dhe Driton Hyseni, treguam për gatishmërinë tonë maksimale për avansim të legjislacionit dhe përmirësim të klimës së të bërit biznes për të gjithë investitorët vendorë dhe të huaj në Kosovë!/InLajmi/