Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Inspeksionit të martën ka vazhduar aksionin për rrënimin e ndërtimeve që janë ndërtuar pa leje, përcjell InLajmi.
Kryesisht rrënimet gjatë ditës së sotme kanë qënë në lagjen ‘’Ulpiana’’ në Prishtinë e që pritet të vazhdojnë edhe në lagjet e tjera.
E në lidhje me këtë çështje, Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për qytetarët:
‘’Komuna e Prishtinës njofton se të gjitha shpenzimet e rrënimeve të ndërtimeve pa leje të kryera nga Inspeksioni i Komunës, do të barten nga pala që ka inicuar ndërtimin’’, thuhet në njoftimin e tyre./InLajmi/