Në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës kanë filluar urimet nga krere të shteteve të ndryshme, përcjell InLajmi.
Së fundmi Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pranuar një letër-urimi për ndër të 14 vjetorit pavarësisë, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral me Katër Yje, Yasar Guler.
Përveq urimit për festën, Guler ka shfrytëzuar rastin të përgezoj ushtrinë e Kosovës për bashkëpunim me ushtrin turke, duke thënë së fal bashkëpunimit të mirë do arrihet stabilitet në rajon.
Postimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës:
Gjeneral Jashari pranoi letër-urimin për Ditën e Pavarësisë nga homologu i tij turk, Gjeneral Guler
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, pranoi letër-urimin nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral me Katër Yje, Yasar Guler.
Në letrën zyrtare, thuhet:
“I dashur Gjeneral Jashari,
Kam nderin të përcjellë përgëzimet dhe urimet e mia më të mira për ju dhe për të gjithë personelin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në emër të Forcave të Armatosura Turke, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Unë besoj fort se miqësia dhe bashkëpunimi mes forcave të armatosura të 2 vendeve tona do të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe do të prodhojnë rezultate edhe më produktive në të ardhmen.
Duke shfrytëzuar rastin, ju uroj juve dhe të gjithë pjesëtarëve të dalluar të Forcave të Sigurisë së Kosovës shëndet, mirëqenie dhe suksese.
Me respekt,
Gjeneral Yasar Guler
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke”.
Ky adresim nga Gjeneral Guler për Gjeneral Jasharin, dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm dhe partneritetin e ngushtë të forcave të armatosura të 2 vendeve në përgjithësi dhe lidershipit respektiv në veçanti. /InLajmi/




















