Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se do të kandidojë përsëri për mandatin e radhës, përcjell InLajmi.
Kamberi falëndëroi anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik, për besimin që i dhanë për një mandat të ri në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.
Gjithashtu ai u zotua për vazhdimin e politikës që ka ndjekur deri tani në parlament.
Postimi i plotë i tij:
Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.
Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.
Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.
Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.
Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim.
Vazhdojmë bashkë! /InLajmi/