Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Eliza Hoxha, së fundmi ka reaguar ndaj një veprimi të Qeverisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Bëhet fjalë për vizitën e disa fëmijëve në Kuvendin e Kosovës, vizitë kjo rutinë që po bëhet me rastin e festës së 17 Shkurtit çdo vit, ndërsa ajo që e ka shqetësuar Hoxhën është veprimi që u është imponuar vizitorëve të vegjël, ku u është kërkuar të mbajnë në duar fotografi të krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca.
E këto veprime e kanë nevrikosur Hoxhën, gjegjësisht ajo ka thënë se po befasohet nga Qeveria e Kosovës, por jo për të mirë.
Ajo ka pyetur Qeverinë e Kosovës se pse po i instrumentalizon në këtë mënyrë fëmijët.
Postimi i plotë i saj:
Përditë ama përditë kjo qeveri më befason me diçka, dhe zakonisht jo për të mirë.
Qysh more i instrumentalizoni fëmijët në këtë formë.
A ka ligj për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve që funksionon në këtë vend?
Po prindërit si ndjehen për fëmijët e tyre?
Po këta fëmijë nesër kur të rriten e kanë bindjet e veta si mund të ndjehen?
TURP./InLajmi/