• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Hovenier: Kosova 14 vjet si vend sovran dhe si partnere e besueshme e SHBA-ve

J G nga J G
16 February 2022
në Kosovë
0 0
0
Hovenier: Kosova 14 vjet si vend sovran dhe si partnere e besueshme e SHBA-ve
0
SHPERNDARJE
41
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj”, shkroi Hovenier në urimin e tij.

Ai garantoi se partneriteti i qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet e ardhshme. Hoveneir u shpreh se kultivimi i raporteve do të bëhet së bashku duke përmendur këtu edhe një herë dialogun me Serbinë për çfarë tha se duan marrëveshje pa sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial apo shkelur Kushtetutën.

“Dëshirojmë të shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë pa sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial apo shkelur Kushtetutën e saj”, tha Hovenier.

Si hap të 2-të dhe të 3-të, ambasadori amerikan përmendi përpjekjet e vazhdueshme drejt qeverisjes së mirë dhe duke forcuar edhe më tej institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, si dhe me një ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike.

Urimi i ambasadorit Hovenier me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

Kosova sot feston 14 vjet pavarësi – 14 vjet si vend sovran dhe si partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të arriturat e Kosovës përgjatë 14 viteve të shkurta nuk janë asgjë më pak se mrekulli – demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidership që Kosova e përçon përtej kufijve të saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që e quajmë Kosovën partnere dhe mike.

Partnerët i ndihmojnë njëri-tjetrit. Për këtë arsye ishin aq të lumtur që javën e shkuar patëm mundësinë të ndajmë edhe gjysmë milioni të dozave të sigurta, efektive në luftën tonë të përbashkët kundër Covid-19.

Gjithsej, populli amerikan i ka dhuruar më shumë se një milion doza të vaksinave dhe pothuajse 10 milionë dollarë ndihmë për t’ju mbajtur juve dhe familjeve tuaj të shëndetshëm dhe të sigurt.

Përderisa e festojmë bashkërisht këtë ditë të shënuar, ju premtoj se partneriteti i qëndrueshëm që e gëzojmë në mes të dy vendeve tona – Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – do të vazhdojë vetëm të rritet në vitet e ardhshme.

Si do ta bëjmë këtë? Së bashku!

Së pari, duke e mbështetur përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dëshirojmë të shohim Kosovën plotësisht të angazhuar në rajon dhe të integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë arritje të marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbisë të përqendruar në njohjen e ndërsjellë PA sakrifikuar sovranitetin e Kosovës, integritetin e saj territorial apo shkelur Kushtetutën e saj.

Gjithashtu, nënkupton vazhdimin e mbështetjes së zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë shumetnike, forcë tokësore mbrojtëse të ndërveprueshme me NATO-n, e cila jo vetëm që është e aftë për të mbrojtur kufijtë e Kosovës, por që gjithashtu, ashtu siç tashmë e ka demonstruar, kontribuon në misionet e përbashkëta të sigurisë globale dhe mbështet reagim efikas ndaj fatkeqësive natyrore.

Së 2-ti, duke mbështetur përpjekjet drejt qeverisjes së mirë dhe duke forcuar edhe më tej institucionet e pavarura të sundimit të ligjit, ne dëshirojmë ta ndihmojmë Kosovën përderisa vazhdon të ndërtojë institucione publike të qëndrueshme, efikase që ofrojnë shërbime dhe ndajnë drejtësi në mënyrë të drejtë për të gjithë qytetarët përderisa njëkohësisht çrrënjosin korrupsionin.

Së 3-ti dhe në fund, do të vazhdojmë t’ju ndihmojmë përderisa ndërtoni ekonomi të qëndrueshme dhe dinamike. Një ekonomi që i jep përparësi diversifikimit të burimeve të energjisë dhe që ka furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm me energji elektrike; që krenohet me një sektor të fortë privat; tërheq investime të huaja të drejtpërdrejta; mbron mjedisin; dhe ruan talentin inovativ.

Pra, sot, qëndrojmë përkrah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për të gjitha të arriturat dhe mirëpresim mundësitë për t’ju mbështetur përderisa i shfrytëzoni mundësitë që i keni përpara, përcjell RTK.

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!

Tags: Jeff HovenierPavaresia e KosovesSHBA
Postimi i mëparshëm

Kuçi: Kishim informatë që serbët do të krijonin probleme në ditën e Pavarësisë

Postimi tjetër

Kamberi synon edhe një mandat si deputet në Parlamentin e Serbisë

Të ngjajshme Postime

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin
Kosovë

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it
Kosovë

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit
Kosovë

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër Lepenc, mbrojtja kërkon përjashtimin e prokurorit

24 December 2025
KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar
Kosovë

KQZ / Valmir Elezi tregon si do të organizohet puna më 31 dhjetor dhe 1 janar

23 December 2025
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Kosovë

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

23 December 2025
Postimi tjetër
Kamberi synon edhe një mandat si deputet në Parlamentin e Serbisë

Kamberi synon edhe një mandat si deputet në Parlamentin e Serbisë

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu