Ish ambasadori, deputeti i LDK-së, Anton Berisha ka komentuar deklaratën e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për rastin e diplomatit Prindon Sadriu i cili i quajti “mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale”, përcjell InLajmi.
Berisha tha se me shpjegimin që e ka bërë ministrja Gërvalla për rastin e Sadriut, tregon se Kosova në vend të kryediplomates ka një kryeanarkiste.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Gërvalla ka arsyetuar deklaratat e Sadriut, gjegjësisht ka thënë se ato deklarata ai i ka bërë si bashkëshort e jo si deiplomat.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Me spjegimin qe bëri zonja Gërvalla për rastin e diplomatit Sadriu, tregoi që shteti i Kosovës në vend të kryediplomatës ka një kryeanarkiste.
Ministrja e Puneve te Jashtme , zonja. Gervalla, ju beri ftese te gjithe diplomateve qe ata/ato nuk kane detyrime ndaj Kushtetutes, Ligjeve, normave e kodeve te miresjelljes civile e diplomatike por kane vetem detyrime ndaj bashkeshorteve apo partnereve te tyre dhe nuk kane asnje kufizim ne fjalorin qe perdorin.
Ne Europe jo se jo, por veshtire te gjendet ne bote ndonje shembull i tille degradues./InLajmi/