I pari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas ngritjeve të çdo çmimi të mundshëm të tregjëve kosovare, përcjell InLajmi.
Sipas tij fajin kryesor e ka qeveria e Kosovës pasi nuk po merr hapa kundrejt kësaj gjendje të krijuar, ai është shprehur se kjo krizë që e ka kapluar Kosovën është ndër më të papërballueshmet në historin e vendit.
Abdixhiku mendon se kësaj krizë nuk mund të i’a dalin qytetarët e Kosovës, ndërsa qeveria po i kthen shpinen këtyre problemeve ani pse janë detyra të saj.
Kurse si përfundim i krejt kësaj kreu i LDK-së është shprehur se e gjithë situata në të cilën po ndodhet vendi, është si pasoj e paaftësisë së qeverisë e që kjo po i kushton shumë qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Kosova po përballet me valën më të rëndë të papërballueshmërisë së çmimeve në historinë e saj. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – raportit të publikuar sot – për vetëm një vit, çmimet e produkteve më bazike ushqimore e të shërbimeve kanë prekur rekorde të reja në vend.
Mielli është shtrenjtuar për 29%, buka për 17%, vaji për 46%, sheqeri për 23%, patatet për 24%, domatet për 30%, nafta e benzina për gati 30%, e energjia elektrike – pa subvencion – nga 85-104%. Janë çmime të rritura për vetëm 1 vit. Kjo rritje enorme, e paprecedentë deri më tani, vendosë kosovarët në krizën e papërballueshmërisë së përditshme.
Përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj. Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë.
Politika publike duhet të jetë e gjallë. Vizionet zhvillimore duhet të jenë të mëdha; të guximshme. Ngurtësimi në retorikë të thatë, herët apo vonë sjellë krizë. Dhe me çmime inflative si këto, ky vend veçse po futet në krizë. /InLajmi/




















