Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve në Kosovë, nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell InLajmi.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.
Në total numri i rasteve aktive është 8.685.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.
Në total numri i rasteve aktive është 8.685./InLajmi/