Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes me koronavirus, përcjell InLajmi.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër koronavirusit, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës.
Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Ndërkaq deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të 3-ta të vaksinës kundër koronavirusit. /InLajmi/