• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Xhaçka: Fillimi i mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë është moment historik

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
15 February 2022
në Shqipëri
0 0
0
Xhaçka: Fillimi i mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë është moment historik
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e ka cilësuar si ngjarje historike nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Në fjalën e saj, Xhaçka tha se edhe vendet e vogla mund të bëjnë një ndryshim në çështjet e mëdha, pasi sipas saj, nëse dëshirohet të ketë impakt në çështjet e mëdha, duhet të bashkëpunohet me vendet e tjera.

Ministrja deklaroi se ky mandat tregon se sa larg ka udhëtuar dhe sa shumë ka arritur vendi dhe njerëzit tanë. Ajo theksoi se përgjatë gjithë përgatitjeve, të gjithë e kanë ndjerë dimensionin historik të këtij mandati.

“Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Jemi të nderuar nga prania juaj në këtë ngjarje shumë të veçantë për vendin tim. Për herë të parë, 66 vjet pasi u bë anëtare e OKB-së, Shqipëria ka mundësinë të ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 66 vjet është një kohë e gjatë. Një kohë shumë e gjatë! Përgjatë gjithë përgatitjeve tona ndërsa zgjidhnim ekipin që do të na përfaqësonte, ndërsa diskutonim prioritetet e punës sonë në këshill, ndërsa diskutonim mijëra detaje që përmban ky mandat të gjithë e ndjemë dimensionin historik të tij . Kjo sigurisht është një përgjegjësi e madhe. Ky pa dyshim është një privilegj i madh. Por ky është në të njëjtën kohë, një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Ajo tregon se sa larg kemi udhëtuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë.

Më kujtohet kur mbërrita për herë të parë në Shtetet e Bashkuara rreth 25 vjet më parë. Unë dhe familja ime jetuam në Massachusetts për disa vite. Une kam studiuar atje. Një nga gjërat që ka mbetur në mëndje nga ato vitet e para pas mbërritjes sime ishte ndjenja e shqetësimit që ndjeja sa herë që më pyesnin se nga vija. Kishte nga ata që nuk kishin njohuri dhe nuk kishin dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë. Në fund të fundit, pse një fëmijë amerikan në Boston do të dinte për këtë vend të vogël diku në Ballkan që sapo kishte dalë nga komunizmi, i varfër dhe në prag të kolapsit me qindra mijëra që iknin në kërkim të sigurisë dhe një jete më të mirë në Evropë apo kudo ata mundeshin? Por ishte edhe më keq kur ata e dinin se ku ishte Shqipëria dhe nëse kishin dijeni se si ishte Shqipëria në fillim të viteve 1990. Sepse sinqerisht nuk kishte shumë për t’u ndjerë krenare.

Kjo nuk ishte vetëm përvoja ime. Kjo ishte përvoja e mijëra bashkëqytetarëve të mi shqiptarë, që lanë rrënojat e vendit të tyre gjatë asaj periudhe të tmerrshme të historisë sonë. Jo më larg se në gusht të vitit të kaluar Shqipëria hapi dyert e saj për disa mijëra afganë të rrezikuar – aktivistë të shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave, mjekë, arsimtarë, artistë, gazetarë, të cilëve iu desh të largoheshin nga vendi i tyre nga frika për jetën dhe familjet e tyre. Kam takuar shumë prej tyre. Ata më kujtuan aq shumë veten time në atë kohë, dua të përmend këtu një shprehje të përdorur nga Kryeministri, unë isha një nga afganët e Evropës, duke ikur nga vendi im në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër. Ishte pikërisht ky reflektim që më bëri të kuptoj se sa shumë përpara ka ecur Shqipëria. Sa i ndryshëm është vendi sot nga vendi që duhej të lija pas kur isha fëmijë.

Ne kemi kaluar tiraninë, kemi kaluar kolapsin. Kemi kaluar varfërinë dhe konfliktin. Ne kemi parë rajonin, vëllezërit tanë dhe fqinjët tanë të shkatërruar nga lufta. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Shqipëria është tashmë një vend modern demokratik, me përfaqësimin më të lartë të grave në qeverisje. Një vend me një ekonomi në rritje dhe gati për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Është një shtyllë e stabilitetit në rajon dhe përçues i sigurisë, duke luajtur një rol vendimtar në konsolidimin e paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Sinqerisht, ka shumë për të qenë krenarë. Me të gjitha këto në mendje them se të qenit në Këshillin e Sigurimit është një moment tejet i veçantë në historinë e Shqipërisë moderne. Kjo tregon se sa larg kemi shkuar dhe sa shumë kanë arritur vendi ynë dhe njerëzit tanë.

Dhe është pikërisht përvoja e këtij procesi që mendoj se do të jetë kontributi më domethënës i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në adresimin e disa prej çështjeve më urgjente të kohës sonë. Ne mund të jemi të ndryshëm nga sipërfaqja e shteteve apo popullsia e madhësia e ekonomive tona, por kur bëhet fjalë për parimet, për atë që funksionon dhe çfarë jo, për atë që është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, madhësia nuk ka rëndësi. Ne kemi ardhur në Këshill duke qënë realistë për atë që mund të arrijë një vend i vogël. Por, në të njëjtën kohë, ne vijmë në Këshill me optimizmin se edhe vendet e vogla mund të kenë ndikim në çështje si Gratë, Paqja dhe Siguria, Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm, të Drejtat e Njeriut dhe e drejta ndërkombëtare, Ndryshimet Klimatike dhe Siguria ose rritja e transparencës dhe efikasitetit të bashkëpunimit midis kombeve në Këshillin e Sigurimit.

Në këto përpjekje, ne e dimë se të vetëm nuk mund të arrijmë asgjë. Mënyra e vetme për të pasur ndikim në çështjet që shqetësojnë botën sot, është duke punuar ngushtësisht së bashku, me të gjitha vendet me mendime të njëjta. Duke u përpjekur për të gjetur gjuhën e përbashkët, atë që na bashkon edhe kur ka shumë fusha në të cilat nuk mendojmë njësoj. Jemi befasuar gjatë vitit të kaluar se sa shumë vende kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të punuar së bashku. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam të bëjmë: të punojmë së bashku. Për të krijuar sinergji dhe për ta kthyer praninë tonë në Këshillin e Sigurimit në një segment kalimi stafetash ku një vend i merr këto çështje aty ku paraardhësi i tij në Këshill i ka lënë dhe ua dorëzon dosjen atyre që vijnë në Këshill pas tyre, kur ju mbaron mandati. Ky është vizioni ynë. Kjo është shpresa jonë. Dhe shpresojmë që do të kemi rastin të punojmë së bashku me sa më shumë prej jush për hir të një bote më të mirë.

Në përfundim më lejoni tu falendëroj të gjithëve për praninë tuaj sot dhe për mbështetjen që keni treguar. Ne jemi shumë mirënjohës për miqësinë dhe bashkëpunimin tonë. Tani dëshiroj t’ja jap fjalën presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Z. Abdulla Shahid motoja e të cilit “Presidenca për Shpresë”, ka funksionuar më së miri dhe ka qenë një motivacion, pavarësisht sfidave të ndryshme që kanë trokitur në derë, duke kërkuar vëmendje të menjëhershme. Shqipëria është e gatshme të punojë me ju, tha ajo, shkruan Top Channel.

Faleminderit gjithashtu për iniciativën tuaj të rëndësishme dhe të suksesshme ” barazi në shpërndarjen e vaksinës”, një thirrje e mirëpritur për më shumë solodaritet në gjithë globin. Fjala për ju z. Shahid, President i Asamblesë së Përgjithshme”, tha Xhaçka.

Tags: Këshilli i SigurisëOKBOlta Xhaçka
Postimi i mëparshëm

Engin: Muriç është super portier mund të kushtoi 20 milionë euro

Postimi tjetër

Kryesuesi kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, uron pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Kryesuesi kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, uron pavarësinë e Kosovës

Kryesuesi kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, uron pavarësinë e Kosovës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu