Këtë të premte në autostradën “Ibrahim Rugova” gjegjësisht në kilometrin e 45 afër Duhlës ka ndodhur një vetaksident, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, derisa tutje ka njoftuar se nga ky vetaksident një person ka mbetur i lënduar dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësorë.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme në magjistralen Gjilan-Kamenicë ka ndodhur po ashtu një vetaksident, ku ka humbur jetën një person dhe ka mbetur i lënduar një person. /InLajmi/