Në magjistralen Gjilan-Kamenicë, gjegjësisht në hyrje të Dobërqanit, këtë të martë ka ndodhur një vetaksident me fatalitet, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Vetaksidenti ka ndodhur kur vetura BMW me tabela 06, në të cilën veturë kanë qenë 3 persona ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, ku njëri nga personat që gjendej në veturë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, vozitësi i veturës ka marrë lëndime të rënda trupore, derisa është dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Ju njoftojmë se më datën 15.02.2022, rreth orës 00:05, në magjistralen Gjilan – Kamenicë, në hyrje të fshatin Dobërqan, ka ndodhur një vet aksident me fatalitet.
Dyshohet se deri sa ka qenë duke lëvizur vetura BMW me tabela 06, ku në veturë kanë qenë tre persona, në një kthesë i njëjti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike, me ç’rast pasagjeri N.K.(1968) ka humbur jetën, gjersa vozitësi i veturës M.K.SH, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjilanit , e më pastaj për në QKUK në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, prokurori i shtetit, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë./InLajmi/




















