Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se e kanë pranuar një draft të Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.
Ai ka thënë se janë duke e shikuar dhe e vlerësuar këtë draft.
“Ne jo zyrtarisht kemi marrë një draft ligj që jemi duke shikuar. Parimisht ne i dimë sfidat me të cilat po përballet Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës, me kriza financiare. Do ta shikojmë se si do ta vlerësojmë”, ka thënë ai në T7.
Më tutje ai tha se në sektorin e shëndetësisë ka pasur diskriminime për sa i përket çështjes së pagës.
Sejdiu poashtu deklaroi se jozyrtarisht u është thënë se paga e tyre do të jetë përafërsisht 1200 euro.
“Nuk e di se ku ka me shku më poshtë. Ngritje do të ketë. E dimë përafërsisht se sa do të jetë ajo rrogë sepse koeficientet i kemi parë. Jo zyrtarisht e kemi marrë vesh se do të jetë 10.1. nëse shndërrohet në koeficient prej 119, do të kemi një pagë bazë rreth 1.200 euro”, ka thënë ai.