Bekim Salihu nga Instituti GAP së fundmi ka deklaruar se 1.819 premtime kanë dhënë kryetarët e komunave gjatë fushatës zgjedhore, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur në prezantimin e premtimeve që kryetarët e komunave kanë dhënë në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2021
Tutje, Salihu ka deklaruar se më së shumti premtime të kryetarëve ka pasur nga fusha e shërbimeve publike.
Ndërkohë, siç njoftoi ai për kryetar komunash kanë garuar 165 persona, prej tyre vetëm 11 gra.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
1.819 premtime kanë dhënë kryetarët e komunave gjatë fushatës zgjedhore. Për herë të parë më shumë janë dhënë premtime në fushën e kulturës, se sa në atë të infrastrukturës. Ndërsa fusha ku me se shumti janë dhënë premtime është ajo e Shërbimeve Publike. Për kryetar komunash kanë garuar 165 persona, vetëm 11 gra. Ndryshimi i pushtetit, nga një parti në partin tjetër, ka ndodhur në 12 komuna, ndërsa në 11 komuna të tjera kemi ndryshim të kryetarit të komunës, përderisa partia mbetet e njejta me mandatin e kaluar. Kjo do të thotë se 15 kryetar komunash nga 38 sa janë gjithesejt, kanë siguruar, vazhdimin e mandatit për periudhen 2021-2025. GAP do t’i mbajë kryetarët përgjegjes për fjalet dhe premtimet e tyre./InLajmi/