I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së fundmi ka pasur një takim së bashku me zyrtarë të kompanisë projektuese PROing&Partners SH.P.K & N.SH GEOCAD, e cila dorëzoi projektin për 18 fshatra për impiante dhe trajtimin e ujërave të zeza në mënyrë biologjike dhe kimike, përcjell InLajmi.
Kryetari Ramosaj i cili gjithmonë është gjendur afër qytetarëve të Komunës që ai drejton ka treguar se ky projekt do të përmirësoj jetën e qytetarëve, po ashtu do të krijonte vende të reja punë, përgjatë fazës së realizimit.
Postimi i plotë i tij:
Pata nderin të pres në takim kompaninë projektuese PROing&Partners SH.P.K & N.SH GEOCAD, e cila dorëzoi projektin për 18 fshatra për impiante dhe trajtimin e ujërave të zeza në mënyrë biologjike dhe kimike.
Ky projekt do të ketë ndikim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe do të krijonte vende të reja pune gjatë fazës së realizimit të tij.
Aktualisht, prioritet i Komunës së Deçanit është zhvillimi i infrastrukturës dhe projekteve që e rrisin mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë./InLajmi/