Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me këshillin organizativ të garës së skitarisë “Kupa e Gjeravicës” këtë të martë ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi, përcjell InLajmi.
Ramosaj, gjatë takimit që ka pasur me Kelmendin kanë diskutuar edhe rreth datave dhe organizmit të garës për ski.
Ndryshe, Komuna e Deçanit së bashku me Federatën e Skitarisë së Kosovës do të organizojë garën e skijimit për herë të 6, derisa këto gara mbahen për të gjitha kategoritë në Disiplinën e Sallomit të Madh për Junior dhe Senior. /InLajmi/