Qeveria e Kosovës ka publikuar logon për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Të enjten më 17 shkurt, Kosova feston 14 vjet shtet.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ndryshe nëpër sheshet e qyteteve të Kosovës, kanë filluar përgatitjet për festën e 17 shkurtit./InLajmi/