Këngëtarja e njohur kosovare, Leonora Jakupi, së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re që titullohet ‘’Komandant’’, përcjell InLajmi.
Kjo këngë i është kushtuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë, e që janë të akuzuar për krime të luftës.
Kënga e publikuar e Lenora Jakupit, bujë të madhe ka bërë në Serbi e që nga mediat serbe po cilësohet si ‘’skandal’’.
Në lidhje me këtë ka reaguar, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka mbledhur disa tituj të mediave serbe dhe i ka postuar në profilin e saj në Instastory, duke shkruar “Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën komandant”./InLajmi/