Lumi i Mirushës i cili kalon në Komunën e Malishevës, për të vazhduar pastaj në komunat e tjera është shndërruar në ‘vend për tu hedhur mbeturinat’, shkruan Gazeta InLajmi.
Një lexues i Gazetës InLajmi i ka dërguar këtë të martë disa fotografi ku shihet gjendja e tmerrshme e lumit të Mirushës, i pa pastruar dhe me përplot mbeturina.
“Lumi sidomos në këtë pjesën afër stacionit të autobusëve nuk e di a e kanë pastruar apo jo së fundmi por po shihet se është në gjendje të tmerrshme. Duhet të vetëdijesohemi se mbeturinat nuk hedhen në lum por aty ku duhet”,ka thënë qytetari D.K /InLajmi/