Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Herë pas here mund të ketë reshje afatshkurtra, lokale shiu. Erërat herë pas here mund të jenë të fuqishme nga jugperëndimi deri në 50km/h sidomos në veri të vendit. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje shiu. Reshje shiu priten në veriperëndim të vendit dhe pastaj në gati tërë territorin e Shqipërisë. Gjatë natës në veri të Shqipërisë dhe në disa vise të Dukagjinit mund të ketë reshje të dendura shiu. Reshje shiu nesër priten edhe në Mal të Zi ku priten edhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës pritet mot kryesisht i thatë dhe me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell.
Të mërkurën na pret mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Reshje të dendura shiu priten në Shqipëri e sidomos në viset bregdetare ku mund të ketë edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshje lokale shiu të mërkurën priten edhe në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Temperaturat do të shënojnë ulje, shkruan Meteo Ballkan
Të enjtën më nxehtë, me vranësira, intervale kohore me diell dhe rritje të temperaturave. Të premtën pak më ftohtë për shkak të një fronti të ftohtë kalimtar nga veriu dhe verilindja dhe me mundësi për reshje kalimtare në Kosovë, ndërsa të shtunën përsëri rritje të ndjeshme të temperaturave