Komuna e Deçanit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të lajmërohen në Zyrën e Tatimit në Pronë, derisa duhet të kenë me vete letërnjoftimet, përcjell InLajmi.
Kjo për arsye se validimi i numrit personal është përfitimi i zbritjes së banimit primar për vitin 2023.
Tutje, nga kjo Komunë kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë me vete letërnjoftimin e tatimpaguesit që është në regjistrin e IT-së.
Postimi i plotë nga Komuna e Deçanit:
LISTA E TATIMPAGUESËVE PA NUMËR PERSONAL
Lusim qytetarët e Komunës së Deçanit që të lajmërohen në Zyrën e Tatimit në Pronë në objektin e Komunës, kati i parë, zyra numër 2.
Qytetarët duhet të kenë me vete letërnjoftimin e tatimpaguesit që është në regjistrin e TP-së.
Sqarim: Arsyeja e validimit të numrit personal është përfitimi i zbritjes së banimit primar për vitin 2023./InLajmi/