Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, i bën apel Qeverisë së Kosovës që sa më parë të jetë e mundur të publikojë Draftligjin për Paga, si dhe vlerën e koeficientit që e dëmtojnë këtë proces, përcjell InLajmi.
Tutje nga FSSHK thonë se do t’u dalin në mbështetje punëtorëve shëndetësorë në mënyrë që asnjë draft apo koeficientë t’ i dëmtojë ata.
Tutje, kjo sindikatë i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës se është momenti i fundit të marrin masa në mënyrë transparente duke i paralajmëruar se trazirat sociale janë të pashmangshme.
Komunikata e plotë nga FSSHK, pa ndërhyrje:
Të nderuar punëtorë shëndetësorë, meqë këto ditë po qarkullojnë draftet e ndryshme dhe reagime të ndryshme për Ligjin e Pagave, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ju njofton se ne:

Nuk kemi marr pjesë në hartimin e draftit të Ligjit të Pagave dhe
Nuk jemi në dijeni për vlerën e koeficientit
Andaj çdo reagim nga grupet e caktuara mund të shkaktojë amulli dhe dëmtim të procesit për Ligjin e Pagave.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bën apel Qeverisë së Republikës së Kosovës që sa më parë të publikojë draft-Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit me qëllim të shmangies së keqkuptimeve të cilat mund ta dëmtojnë këtë proces.
FSSHK i siguron të gjithë punëtorët shëndetësor se në asnjë moment nuk do të pranojnë asnjë draft e asnjë koeficient që mund të shkoj në dëm të punëtorëve shëndetësor.
Në fund thirrje publike Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Është momenti i fundit që të reflektoni në mënyrë të sinqertë dhe transparente, përndryshe,trazirat sociale janë të pashmangshme./InLajmi/