Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Policia e Kosovës këtë të martë është njoftuar se është vendosur bombë, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi, lidhur me këtë rast ka folur, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë, rajoni i Prishtinës.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”,ka njoftuar Ahmeti.
Ndryshe, dyshimi për bombë në Stacionin e Autobusëve ka ndodhur për herë të 4-të./InLajmi/