Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mufail Bajqinovci ka qenë i ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ku ka folur në lidhje me një vjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai fillimisht foli për të arriturat e kësaj qeverie, e më vonë edhe për shtrenjtimin e rrymës, naftës e bukës.
Në pyetjen lidhur me shtrenjtimin e bukës, Bajqinovci u përgjigjë po në të njëjtën mënyrë, duke pyetur se “sa është buka”, tha ai.
Ai u shpreh se buka nuk është 50 cent, sepse në vendin ku ai blenë, kushton 40 cent.
“Buka nuk është më shtrenjtë. Sa është buka? Bukë unë ku blej është 35 dhe 40 cent, jo 50 cent. Unë po flas në lagjen ku blej unë”, u shpreh ai.