Për të 4 herë me radhë është duke u dyshuar sërish edhe sot për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Arianit Grezda, ushtruesi i detyrës së kryeshefit për stacionin e autobusëve në Prishtinë, thotë se informata për bombë në stacionin e autobusëve qenë nga policia, dhe jo nga ne.
Sipas tij, informata për bombë ka mundur të jetë nga Serbia.
“Policia janë kanë ata që i kanë ndërmarr krejt hapat sepse Informata ka qenë të policia dhe jo te na, me siguri është përsëri ajo informata e atyre që kanë qenë me herët prej Serbisë qe thirrin, me kanë këtu e legalizojmë ku do që është por nuk ka qenë informata te na por nga policia”, thotë ai për arbresh.info.
Ndryshe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.