Ylli kosovar, Vedat Muriqi është duke gjetur formën e vjetër të skuadra spanjolle, Mallorca.
Muriqi u huazua te Mallorca nga Lazio me opsion blerje, ndërsa ka shkëlqyer që nga debutimi.
E tani, kosovari ka barazuar një rekord të skuadra spanjolle që nuk ishte arritur që nga viti 2006.
Muriqi është bërë lojtari i parë i Mallorcas që përfshihet në gol në 2 ndeshjet e parë në La Liga (një gol dhe 2 asistime) që nga Bosko Jankovic në shtatorin e 2006, kështu raporton “OptaJose”, shkruan Lajmi.net.
Ndërkohë, me këtë formë që është duke kaluar, Muriqi do jetë ndihmë e madhe për Kosovën në ndeshjet e marsit.