Alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi ka paralajmëruar se së shpejti do të tentojë ngjitjen në Makalu dhe Nanga Parbat, përcjell InLajmi.
Përndryshe ‘Makalu’ njihet si mali i 5-të më i lartë në botë si dhe në ‘Nanga Parbat’ që njihet si mali i 9-të më i lartë.
Alpinistja, Ibrahimi kërkon mbështetjen e të gjithëve si dhe shprehet falëndëruese dhe njëherësh krenare.
Ndryshe Uta Ibrahimi njihet si femra e pare shqiptare që ka arritur në majën e Mount Everestit.
Postimi i plotë i saj:
Ngjitja e 6 nga 14 majat me te larta te botes, te merr shume nga vetja e koha. Të bën shpesh të vësh në dyshim motivimin, e qëllimin.
Këtë vit, unë do të tentoj ngjitjen në #Makalu dhe #NangaParbat …
Ju lutemi, mbështesni ekspeditën time Utalaya 14×8,000 dhe së bashku mund të bëjmë histori.
Përgjithmonë falënderues, përgjithmonë krenare. /InLajmi/