Teleskopi James Web arrin të sjellë një imazh konfuz por mahnitës, transmeton InLajmi.
Me anë të teleskopit James Webb do të arrihet pamja e yjeve në 18 segmente të ndryshme
Inxhinierët tani po rregullojnë segmentet për t’i bërë ato të punojnë në mision.
Kur 18 pikat të hartohen në mënyrë të përsosur mbi njëra-tjetrën, Webb do të jetë i fokusuar dhe gati për të studiuar kozmosin.
Do të duhet pak kohë, të paktën disa muaj, dhe ekipet shkencore do të duhet gjithashtu të sintonizojnë 4 instrumentet e teleskopit, shkruan CNN.
Astronomët synojnë të përdorin observatorin prej 10 miliardë dollarësh dhe pasqyrën e tij të jashtëzakonshme 6.5 metra të gjerë për të kapur ngjarjet që ndodhën vetëm disa qindra milionë vjet pas Big Bengut. Ata duan të shohin yjet e parë që ndriçojnë Universin. /InLajmi/