Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Besnik Tahiri në konferencën për medie të mbajtur këtë të hënë pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Qeveria Kurti do të njihet si qeveria më e dobët e pas luftës, raporton InLajmi.
Qeveria Kurti këtë të hënë ka bërë një vit qeverisje, derisa është kritikuar me të madhe nga partitë opozitare se përgjatë kësaj kohe nuk ka bërë asnjë ndryshim, përveç që ka zhgënjyer qytetarët të cilët me të madhe po e lëshojnë vendin./InLajmi/