Trajneri i Man City, Pep Guardiola, ka pranuar se nuk është i sigurt për të ardhmen e Raheem Sterling.
Një hat-trick në fundjavë nënvizoi aftësitë e shkëlqyera të sulmuesit treguan edhe një herë se ai është gati të përfaqësojë Anglinë në Katar 2022.
27-vjeçari po konsideron të ardhmen e tij përtej një marrëveshjeje aktuale që skadon në mesin e vitit 2023.
“Askush nuk dyshon se sa i rëndësishëm është. Ajo që dua është ditë pas dite të luaj mirë. Jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët. Nëse llogarisim sasinë e lojërave që ka luajtur që kur jemi bashkë, është shumë. Ai është një lojtar kyç”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Ai tha se ”për të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Klubi vendos. Unë jap mendimin tim, por sigurisht klubi e merr vendimin gjatë gjithë kohës”.