Partia Socialdemokrate është duke mbajtur protestë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, pas miratimit të Qeverisë për propozim-vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, e që po kërkojnë nga ZRRE që ky vendim të publikohet, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj proteste, zyrtarë të PSD-së ia ndalin rrymën ZRRE-së në zyrat e saj.
“Ne kemi ardhur të kërkojmë që të publikohet vendimi i ZRRE-së. Nuk e lëshojmë rrymën pa e publikuar në faqen zyrtare. Pa u publikuar vendimi në faqen zyrtare nuk bëhet i plotfuqishëm. Ti ke gënjyer publikisht”, ka thënë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ndërkaq, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se vendimi është duke u hartuar për t’u publikuar./InLajmi/