Gjatë ditës së hënë, PSD ka nisur një protestë në objektin e ZRRE-së, ku ka kërkuar dhënien e një vendimi që flet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
PSD edhe pse nuk ka marrë një përgjigje nga ZRRE, pasi që sipas kësaj të fundit duhet respektuar afatin ligjorë prej 30 ditësh, nuk janë larguar derisa në këtë rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.
Policia ka kërkuar largimin e menjëhershëm të anëtarëve të PSD, së bashku me kreun Dardan Molliqaj, por këta të fundit kanë deklaruar se nuk largohen pa marrë përgjigjen për çka kanë ardhur.
Atëherë Policia ka arrestuar anëtarët e PSD-së, të prirë nga kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj./InLajmi/