PSD, këtë të hënë po e mban një aktivitet para ZRRE-së, ku po kërkon një vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Dardan Molliqaj, kreu i PSD-së, i është drejtuar kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu me disa pyetje lidhur me vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, gjegjësisht e ka pyetur se ku shkojnë 100 milionë euro, subvencione të Qeverisë së Kosovës.
“Edhe paret e subvencioneve janë paret tona. Mirë kish me qenë ju me dhënë dorëheqje. Na nuk dalim nga këtu pa e marrë vendimin”,i është drejtuar Molliqaj zyrtarëve të ZRRE-së.
E Nol Nushi, nga PSD-ja, tha se janë në pritje të vendimit për ngritjen e çmimit të energjisë.
“Nuk është e vërtetë që s’ka vendim. Nuk dalim nga këtu pa e pa vendimin. S’ka kuptim me u ngrit çmimet e energjisë pa pasur asnjë dijeni as ku po shkojnë paret e subvencioneve as ku po shkon fitimi”,tha Nushi.
Ndërsa, kryesuesi i ZRRE-ja ritheksoi pyetjen e njëjtë drejtuar anëtarëve të PSD-së, që t’i lirojnë menjëherë hapësirat.
“Raportet janë publike. Ju kisha lut lironi vendin”, tha një zyrtar i ZRRE-së. /InLajmi/