Gjyshja ukrainase, 79 vjeçare, po përgatitet për të mbrojtur Ukrainën nëse Rusia vendos ta pushtojë atë, transmeton InLajmi.
Gjyshja ukrainase është regjistruar në stërvitjen luftarake civile për t’u përgatitur për të “mbrojtur” familjen dhe shtëpinë e saj në rast të një pushtimi të mundshëm rus.
Valentyna Konstantynovska është një nga shumë personat që po përmirësojnë aftësitë e tyre të armëve si pjesë e trajnimit të vetëmbrojtjes, ndërsa kërcënimi i luftës me fqinjët e tyre rusë po afrohet përpara.
Batalioni, pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, po trajnon banorët që të mbledhin dhe shpërbëjnë një armë, të ngarkojnë municione dhe të synojnë objektivat ndërsa Rusia ka grumbulluar rreth 130.000 trupa në kufirin e saj.
Gjyshja Valentyna, nga Mariupol, tha se është e gatshme ta mbrojë vendin në rast të skenarit më të keq sepse ajo nuk dëshiron të humbasë shtëpinë e saj.
Ajo tha: “Jam gati të qëlloj. Nëse ndodh diçka, unë do të mbroj shtëpinë time, qytetin tim, fëmijët e mi, shkruan Itv.com.
Ukrainasit e kanë përshkruar Koknstantynovskën, si heroinë pasi kaloi me sukses trajnimin. /InLajmi/