Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë nënshkruar 13 marrëveshje në fusha të ndryshme gjatë vizitës në vendin e Gjirit Arab të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Gjatë takimit midis delegacioneve të Turqisë dhe EBA-së, të kryesuar nga presidenti Erdoğan dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, u nënshkruan marrëveshje në industrinë e mbrojtjes, shëndetësi, ndryshimet klimatike, teknologji, tregti, ekonomi, kulturë, rini, transport, menaxhimin e fatkeqësive, meteoroglogji, komunikim dhe në industrinë e arkivave.
Erdoğan qëndron në EBA për një vizitë 2-ditore me ftesë të Princit Al Nahyan.
Erdoğan, i cili për herë të fundit vizitoi EBA-n në vitin 2013, në një konferencë për media në aeroportin Ataturk në Stamboll para nisjes, tha se Turqia dhe EBA filluan një epokë të re në marrëdhëniet 2-palëshe me vizitën e Princit Al Nahyan në Ankara nëntorin e kaluar.
Dje, Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi se gjatë vizitës së presidentit Erdoğan do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe EBA-s, si dhe hapat për thellimin e bashkëpunimit.
Të 2 palët gijthashtu do të shkëmbejnë pikëpamje mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare me mirëkuptim për vendosjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Presidenti turk nesër po ashtu do të vizitojë panairin ‘Expo 2020 Dubai’, ku do të festohet dita kombëtare e Turqisë, raporton Anadolu Agency.
Lidhjet midis Turqisë dhe botës arabe po përjetojnë një ngrohtësi të madhe pas shumë vitesh të marrëdhënieve të tensionuara, transmeton Arbresh.info.
Vizita e Princit të Kurorës së Abu Dhabit çoi në shpalljen e një fondi 10 miliardë dollarësh për investime në Turqi. Të 2 vendet po ashtu nënshkruan disa marrëveshje në fushën e energjisë, mjedisit, financave dhe tregtisë.