Portieri Arijanet Muric vazhdon me super paraqitjet për Adana Demirspor.
Një ndër arsyet kryesore pse Adana Demirspor është duke garuar për një vend në ligat evropiane, është ‘gardiani’ kosovar.

Falë këtyre paraqitjeve të nivelit të lartë, Muric është lojtari i 8-të më i vlerësuar në Superligën e Turqisë.

Sa i përket pozitës së portierit, Muric është më i vlerësuari me notën 7.35, kurse në përgjithësi zë pozitën e 8-të.
Në këtë edicion, Muric ka 20 paraqitje në të gjitha garat, duke mbajtur portën e paprekur 7-të herë dhe pranuar vetëm 18 gola, shkruan Lajmi.net.

Kjo formë e lartë do jetë ndihmë e madhe edhe për Kombëtaren e Kosovës, sidomos në ndeshjet e muajit të ardhshëm