Piramida që është e vendosur në Cholula, Puebla të Meksikës cilësohet si piramida më e madhe në botë, transmetonInLajmi.
Kjo piramidë është 4 herë më e madhe se Piramida e Gizës.
Gjithashtu ajo është monumenti më i madh i ndërtuar ndonjëherë.
Piramida Quetzalcóatl në Cholula de Rivadavia, 101 km (63 milje) ndodhet në juglindje të qytetit të Meksikos. Është e gjatë 54 m (177 ft) dhe baza e saj mbulon një sipërfaqe prej afro 18.2 ha, shkruan Best Life.
Vëllimi i përgjithshëm i saj është vlerësuar në 3.3 milion m³ (166.538.400 ft³) krahasuar me vëllimin aktual prej 2,4 milion m³ (84.755.200 ft³) me Piramidën e Khufu ose Keops. /InLajmi/