Ka vdekur oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti, përcjell InLajmi.
Lajmin për vdekjen e nënkolonelit të Ushtrisë së Kosovës e ka dhënë kolegu i të ndjerit, Rrustem Berisha.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta e mikut të tij, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti.
Berisha thekson se vepra e bashkëluftëtarit tonë nuk do të harrohet asnjëherë.
Berisha gjithashtu i shpreh ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin.
Postimi i plotë i tij: