Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një i burgosur, pasi i njejti ishte duke u trajtuar në QKUK, përcjell InLajmi.
Trupi i viktimës u është liruar familjarëve, për të organizuar ceremoni mortore.
“Nga Klinika është raportuar se viktima mashkull kosovar (i burgosur) i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës, ju lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/InLajmi/