Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së 25-të në Premierligë.
Reds” triumfuan me rezultat minimal 0 – 1.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori Fabinho, në minutën e 40-të të ndeshjes.
Liverpool dominoi të gjithë ndeshjen, ku kishin shumë shanse shënimi, por që assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë.
Ndërkohë, edhe Burnley disa herë rrezikoi portën e mysafirëve, por që gjithashtu kundëraksionet rezultuan të pasuksesshme, shkruan lajmi.net
Me këtë fitore, Liverpool mban pozitën e 2-të me 54 pikë, nëntë pikë prapa liderit Man City, por kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërkohë, Burnley qëndron në fund me 14 sosh.